22.8 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

24 raste aktive me koronavirus janë në këto lagje të Prishtinës

Tri raste të reja me koronavirus janë shënuar në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë se IKSHPK i ka njoftuar se tre të infektuarit janë raste kontakti të personave të prekur më parë me COVID-19 por pa u treguar me saktësi se prej cilave kontakte rrjedhin këto raste.

“Me këto tri rastet e reja, përsëri bëhen 24 raste aktive me COVID-19 në Komunë e Prishtinës”, tha ai.

Gashi ka treguar edhe lagjet e Prishtinës ku janë aktive rastet me koronavirus.

“Këto raste janë të shtrira në lagjet: Ulpiana, Dardania, Kodra e Trimave dhe një lagjeje tjetër që është mes Kalabrisë dhe Arbërisë. Pra këto janë katër lagjet që e kanë numrin më të madh të qytetarëve që janë me COVID-19 pozitiv”, ka thënë Gashi për RTV Dukagjinin.

Gashi tha se ne institucionet publike zbatimi i rekomandimeve është në nivel të duhur por sipas tij këto rekomandime nuk po zbatohen në nivel të kënaqshëm edhe në pjesët tjera.

Related posts

K Ë R K E S Ë – Projekti për Filmin dokumentar – IBRAHIM RUGOVA

dardanianews

Osmani: S’flirtoj me VV, kam raporte me shumicën e deputetëve të LDK-së që pajtohen me mua

dardanianews

121 TË SHËRUAR DHE 220 RASTE ME COVID-19!

dardanianews