1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Analisti Syla ka një pyetje për hoxhallarë: A lejohet gruaja muslimane e mbuluar të dal në foto me një burrë dhe politikan?

Ish-kryeministri, njëherësh edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale së bashku me katër gra muslimane të mbuluara, ndërsa analisti Valon Syla ka pasur një pyetje rreth kësaj fotografie.

Në një fotografi të publikuar sot, ku lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shihet me katër gra të mbuluara muslimane, ka ngjallur reagime, ndërsa analisti Valon Syla ka ngritur një pyetje rreth kësaj fotografie kontradiktore.

Syla përmes një statusi në Facebook ka shtruar një pyetje drejtuar hoxhallarëve, duke thënë se a lejohet gruaja muslimane e mbuluar të dal në foto me një burrë dhe i cili njëherësh është edhe politikan, ndërsa jo rrallë herë ka përdorur fenë për përfitime politike.

“Një pyetje për Hoxhën. A lejohet, gruaja muslimane dhe e mbuluar me dalë në foto me një burrë, ose politikan?”, ka pyetur Syla.

Ai tutje ka pyetur fetarët islamik se kjo dukuri a përkon me ritet dhe praktikat fetare duke bërë fotografi me një burrë e që për më shumë është politikan dhe qe një gjë e tillë po përdoret nga ai vazhdimisht për propagandë politike?.

 

Related posts

36 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 423

dardanianews

Specialja jep detaje: Veseli u lirua për vizitë në Kosovë për këtë arsye, ja kush po e përcjell

dardanianews

Nuk pritej/ Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”

dardanianews