20.8 C
New York
September 21, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vjosa Osmani jep lajmin e hidhur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka vd ekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.

Osmani ka shkruar në Facebook se Abdullahu ishte aktivist i hershëm i LDK’së.

“Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve, transmeton Dardania Press. Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se Abdullahu gjatë veprimtarisë së tij është shquar për kontributin dhe humanizmin.
“Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit.

 

 

Related posts

Çfarë është Bayraktari?

dardanianews

Si arrestimi i Fatmir Shehollit, tronditi spiunët e Beogradit në Tiranë e Prishtinë? Ja kush janë!

dardanianews

“Më tha merrma n’…. atë senin” – Dëshmia tronditëse e 13 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga 55 vjeçari në Istog

dardanianews