7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
KulturëShowbiz

Topaloviç: Nga fundi i zemrës sime serbe, BRAVO Ramë Lahaj!

Pak ditë më parë, tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, ka publikuar këngën ‘Khtehu rini’, një këngë kjo tejet emocionuese që vjen si dedikim për të rinjt e vendit, si një thirrje për të mos lënë vendin.

Videos së postuar në rrjetin social Facebook, Lamaj i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku ka shtjelluar më gjerë arsyet që e kanë shtyrë drejt publikimit të kësaj këngë.

Ndërkaq, ajo çfarë ka marrë vëmendje në videon e publikuar të tenorit, ka qenë komenti i sopranos së mirënjohur serbe, Olivera Topaloviç, e cila ka shprehur lavdatat më të mëdha për Lahajn.
“Nga fundi i zemrës sime serbe, e dua atë, BRAVO Lahaj Ramë! Është aq e bukur dhe në këtë muzikë këndimi juaj është i plotë sepse këndoni me shpirtin tuaj – nuk ka politikë të marrë dhe aq shumë urrejtje midis neve dy njerëzve në muzikë. Uroj kaq shumë që bukuria dhe dashuria të fitojnë! Urime kjo është e mrekullueshme.”, ka komentuar sopranoja.

 

Related posts

Del lista, këta do të jenë VIP-at e BBVA 3?

dardanianews

Egli e zhgënjyer me Gjestin: U kam dalë të gjithëve me shpatë për të

dardanianews

Performancë magjike: Bora dhe Donaldi kërcejnë kolonën zanore të filmit “5 herë jo”

dardanianews