8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rama vizitë urgjente në Kosovë, ja axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën. Sipas mediave koosvare, Rama do takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Te enjten e shkuar, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së, të cilët luftuan drejt dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.

Related posts

A u diskutua në mbledhjen e LDK-së dorëheqja e Zemajt?

dardanianews

Kraja: Kishte takime të fshehta Thaqi-Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës

dardanianews

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e godet Kosovën, epiqendra në Prizren

dardanianews