8.8 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

122 raste të reja me COVID -19, shumica në Prishtinë, 81 të shëruar

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 122 raste të reja me covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 81 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Numri total i të prekruve në Kosovë ka shkuar në 2799, ndërsa 1506 pacientë janë shëruar.

‘’Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Po ashtu kërkohet që të barten maskat dhe të mbahet distanca fizike. /Express/

 

 

 

Related posts

Prishet koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Tahiri: Do t’i shkarkoj bartësit e institucioneve që vijnë nga kjo parti

dardanianews

Shenja që tregojnë se arteriet tuaja janë të bllokuara dhe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

dardanianews

Inspirohet nga ngjarjet në Afganistan, Sheshel kërcënon hapur: Kosova do të kthehet nën kontrollin e ushtrisë serbe

dardanianews