27.5 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kelmendi paralajmëron nga SHBA-ja: Nesër nënshkruhet marrëveshja finale, Trump pjesë e takimit!

Sot ka përfunduar raundi i parë i takimeve mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuciqit, në Washington.

Gazetari, Adriatik Kelmendi po qëndron atje ku bën me dije se të dy kryeministrat janë pajtuar që nesër të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Indeksonline.

Image

Sipas tij, aty janë parashikuar katër drafte.

Ndër të tjera, pjesë e takimit të nesërm sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Pas takimit edhe Hoti ka thënë se nesër pritet të finalizojnë diskutimin që patën sot.

Ai ka thënë se e kanë bërë një progres në cështjet ekonomike dhe se as nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve.

Image

Poashtu edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien ka folur pas takimit.

Ai ka thënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot. Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien./Indeksonline/

Image

 

Related posts

Vuloset’ ndarja e Adelinës me burrin, tashmë ajo është martuar me dikë tjetër dhe ju e njihni atë

dardanianews

Pamjet/ Nuk e pa fare kamerën, infermierja serbe nis të zhvishet në sy të të gjithëve

dardanianews

Çmimi i naftës në Kosovë bie në nivelin e para katër viteve

dardanianews