3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Syri.net: Këta janë emrat që i bashkohen Vjosa Osmanit në partinë e re

Sipas mediumit syri.net të Shqipërisë, Vjosa Osmani ka bërë gati formimin e hapjes së re. Raportohet se Osmanit do t’i bashkohen Ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu. Përmenden edhe disa prej deputetëve të LDK’së, kryetar komune e, sipas syri.net, në bisedime janë edhe Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti

Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në.

Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta.

Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.

Syri.net Kosova përmes burimeve të afërta me Osmanin ka arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK.

Këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së,  Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi,  deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së.

Është vet deputeti Haxhi Avdyli për Syri.net Kosovën e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e iniciativës së re politike me në krye Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se kjo gjë po u imponohet si rezultat i përjashtimit të mendimit ndryshe dhe mos respektimit të premtimit të dhënë ndaj elektoratit që po i bën LDK-ja.

“Ne jemi të detyruar të formojmë këtë iniciativë të re, pasi kreu i partisë na përjashtoi dhe nuk lejoi mendimin dhe mbajtjen e premtimit ndaj elektoratit të LDK-së, e aty ku nuk të lejohet që të përçosh mendimin dhe idetë, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të nisim një rrugëtim të ri politik”.

Avdyli ka dhënë detaje se pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së, por edhe nga shoqëria civile.

“Ka shumë anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së por edhe veprimtarë të ndryshëm por edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile që do të na bashkohen. Ne jemi në fazën fillestare të krijimit të kësaj iniciative” – ka përfunduar Avdyli për Syri.net Kosovën.

Kurse deputeti tjetër nga LDK, Fatmir Rexhepi, që është njëri nga emrat që pritet të i bashkohet Osmanit, nuk ka pranuar të flas me arsyetimin që është i zënë dhe një ditë tjetër do të flas për këtë çështje.

“Jam i zënë nuk mund të komentoj, për këtë çështje do të flas një ditë tjetër” – u shpreh Rexhepi

Ramadan Zejnullahu, ish-rektor i UP, është një tjetër emër që është pjesë e listës. Por ai nuk ka dashur të konfirmojë këtë informacion, por as nuk e ka mohuar mbështetjen për Osmanin.

“Nuk dua të komentoj, unë e përkrahi Vjosën dhe kam respekt për punën dhe fjalën që e mban, më shumë nuk dua të flas” – u shpreh Ramadani.

Edhe avokati Dastid Pallaska nuk i është përgjigjur thirrjeve as mesazheve te mediumit që raportoi.

Nuk janë lajmëruar as Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku, e ky i fundit sipas burimeve tona ende ka dyshime rreth vendimit përfundimtar të jetë pjesë apo jo e kësaj nisme.

As Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, e kontaktuar nga Syri.net Kosova, nuk i është përgjigjur thirrjeve tona deri në momentin kur po publikohet ky shkrim.

Shumë shpejt pritet edhe të vendoset përfundimisht emri i kësaj nisme pasi si propozime janë “Lëvizja e Re Demokratike e Kosovës” ose “Lidhja e Re Demokratike e Kosovës”.

 

Related posts

Berat Buzhala: Dy persona nga kjo parti deshtën me më sulmu

dardanianews

Moti për 5 ditët e ardhshme: Nga nesër reshje shiu, në fundjavë bie borë

dardanianews

Kosovarja ia merr gati 300 mijë franga 80-vjeçarit në Zvicër

dardanianews