5 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Kronika e zezë

Axha i Albertit jep një version tjetër të vrasjes

Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.

Ai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb, raporton Express.

Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.

“Apel me pasë kujdes se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me ato dhe është një e metë e madhe. Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i konfiskojë armët, sidomos atyre që i shesin”, shtoi Krasniqi.

Ai e ka përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku me Albertin, ndërsa babai e kishte këshilluar që të mos e blinte.

“Alberti dihet se ka qenë djalë problematik, por sa i përket familjes ka qenë djalë i mirë”, tha ai. /Express/

 

 

 

Related posts

Këta janë emrat e ministrave të LDK-së

dardanianews

Vazhdon përplasja, Osman Musliu i reagon përsëri Nasim Haradinajt

dardanianews

Krejt çka duhet të dini rreth procedurave për tërheqjen e 10% nga Trusti

dardanianews