18 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shkelzen Gashi i reagon marinsit amerikan: Hyre për interesa të vendit tënd

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur një ushtari amerikan që dje i reagoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në rrjetin social Twitter.

Për deklaratën e AJ Todd, pjesëtarit të Ushtrisë së ShBA-ve, i cili i tha dje Kurtit që të sigurohet se mund ta ruajë paqen pa ndihmën e shtetit të tij, Gashi u shpreh se ShBA-të kanë intervenuar në Kosovë sepse ka qenë interes i tyre.

“Ani tha ‘sigurohu që nuk duhet të vij më për ta rujtë paqen në kosovë’. Zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. Qaq”, ka shkruar ai.

Kurti mori goxha shumë reagime pas publikimit të një deklarate të ashpër kundrejt marrëveshjes ekonomike Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga ShBA-të e të nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Përveç zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë dhe Emisarit të Posaçëm, Richard Grenell, atij i reaguan edhe personalitete të tjera që kanë lidhje direkte apo indirekte me Kosovën.

Në mesin e tyre ishte dhe reagimi i AJ Todd, një llogari në Twitter që pretendon të jetë ushtar amerikan e që nga aktiviteti në këtë rrjet social shihet se është mbështetës i Trumpit.

Todd ia përmendi Kurtit intervenimin amerikan në Kosovë.

“Sido që të jetë çështja, thjesht më bëj një nder dhe sigurohu që të mos kem nevojë të vij më për t’ua ruajtur paqen (në Kosovë)”, i tha tha Todd, Kurtit.

Kurti, në deklaratën e tij tha se marrëveshja Serbi-Kosovë nuk do të ratifikohet në Parlament dhe se me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes, qeveria e re e Kosovës nuk do të respektojë pikat e saj, të cilat i vlerësoi të jenë “kundër vullnetit të popullit”.

Kurti, po ashtu deklaroi se “lehtësuesit e dialogut nuk duhet të bëjnë presion për marrëveshje që krijojnë problematika të tjera midis Serbisë dhe Kosovës. Vetëm një dialog i përgatitur mirë dhe me principe mund të çojë në marrëveshje të qëndrueshme.

 

Related posts

“Legjioni i të Huajve” në Ukrainë nuk pranon vullnetarët e mundshëm nga Kosova

dardanianews

Ish-këshilltari i Merkel-it zbulon gabimin më të madh të qeverisjes së saj

dardanianews

Messi e ‘mashtroi’ Lewandowskin, por jo edhe Ronaldo – polaku ishte më korrekt në vota

dardanianews