5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rasti unik i zyrtarit kosovar që merr shtatë paga në muaj

Përderisa rreth 120 mijë persona janë në kërkim të një pune, në vend ka zyrtarë që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë. Një prej tyre është edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Express u sjell informacione rreth institucioneve ku punon i pari i IKSHP’së dhe të hyrave vjetore të tij.
Tash e 14 vite, Naser Ramadani, udhëheq me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga ky institucion, Ramadani  merr 14 mijë euro çdo vit. Por, kjo nuk është paga e vetme që merr i pari IKSHP’së.

Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai pranon shtatë paga për çdo muaj.

Përveç parave që merr nga IKSHP-ja, ai merr edhe rreth tetë mijë euro nga Universiteti i Prishtinës, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë (nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti).

Te të dhënat e tjera, profesor Ramadani ka deklaruar se merr edhe rreth tetë mijë euro nga një kolegj privat dhe 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO.

Në total, të hyrat vjetore të tij sillen rreth 48 mijë euro.

Përveç Ramadanit, pagë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik merr edhe bashkëshortja e tij. Ajo paguhet mbi 10 mijë euro në vit nga Instituti, derisa merr edhe rreth 2 mijë euro nga trajnimet.

Ramadani ka edhe goxha para të gatshme në bankë, por që nuk i mungojnë as borxhet.

I pari i IKShP-së ka rreth 25 mijë euro të kursyera në bankë, bashkëshortja e tij gati 36 mijë euro, derisa fëmijët e tij mbi 18 mijë euro.

Ai ka edhe kredi në vlerë prej 14 mijë e 300 euro, derisa bashkëshortja e tij u ka borxh bankave mbi 32 mijë euro.

Tek pasuritë e paluajtshme, Ramadani ka deklaruar një banesë në vlerë prej 111 mijë e 528 euro, në pronësi të përbashkët, një banesë tjetër në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi me truall në vlerë prej 150 mijë euro, që i ka në pronësi të përbashkët.

Ndërkohë, si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë Toyota në vlerë prej 11 mijë e 230 euro dhe veturën e bashkëshortes në vlerë 12 mijë e 500 euro.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të marrë informacione rreth numrit të zyrtarëve që kryejnë disa funksione, por që në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, në bazë të një raporti që kishte publikuar AKK’ja në 2019’ën, në gjithë vendin janë rreth 2 mijë zyrtarë publik që ushtrojnë dy e më shumë funksione.

Madje, në raport thuhej se ka edhe zyrtar që ushtron deri në 8 funksione në institucionet publike të vendit, ani pse nuk kishin dhënë informata se për cilin zyrtar bëhet fjalë.

Sipas raportit të kësaj agjencie, 2 persona mbanin shtatë pozita të ndryshme, 2 zyrtarë të tjerë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbanin për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzonin katër puna të ndryshme, derisa me nga tre pozita ishin 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë ishin 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë./Gazeta Express

Related posts

Momenti kur Tajvani goditet nga tërmeti (VIDEO)

dardanianews

Zeka: Kjo parti do ta marrë mandatarin për Qeverinë e re, Kurti më i rrezikshëm se pandemia

dardanianews

Me fat që e kemi, Zhegrova me gol fantastik në Ligën e Kampionëve

dardanianews