December 21, 2025
DardaniaNews
Lajme

Nexhat Daci propozohet për president nga Thaçi, reagon vet ai

Sipas një propozimi brenda koalicionit qeverisës, Nexhat Daci mund të rikthehet në skenë, si president konsensual i vendit. Media mëson se ai është përmendur, e propozimi i tij ka marrë “aminin” e Presidentit Thaçi. Nuk dihet nëse do të bindet Ramush Haradinaj, e vetë Nexhat Daci ka dhënë një përgjigje rreth kësaj.

Çështja e Presidentit po i shkakton telashe koalicionit qeverisës, që nga formimi i tij, ani pse partnerët janë marrë vesh për të mos folur rreth kësaj teme në fillim.

Ndaras të gjithë kanë folur kryesisht për këtë temë. Ramush Haradinaj madje e ka shpallur kandidaturën, që nuk ia përkrahën partnerët.

 

Isa Mustafa dhe Haradinaj dje janë takuar pas disa javësh përplasje publike.  Media  mëson se është propozuar një emër për kandidat konsensual për President.

Bëhet fjalë për një nga figurat kryesore të politikës se Kosoves në vitet e pasluftës, ish-kryeparlamentarin e Kosovës dhe zyrtarin e lartë të LDK’së, Nexhat Dacin.

Daci në një prononcim ka thënë se nuk ka njohuri nëse është propozuar dhe se momentalisht është i tërhequr nga skena politike.

“Nuk kam informatë. Në këtë periudhë jam i tërhequr me problemet e mia. Nuk kam asnjë njohur dhe s’kam çka…”, tha ai.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, i pyetur nëse do të pranonte të ishte kandidat për president, tha se tash nuk ka çfarë të thotë.

“Po e lëmë tash me kaq, pastaj shohim”, ka thënë Daci.

Related posts

Sali Berisha shpallë kandidaturën për kryetar të PD-së

dardanianews

Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën. Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij. Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin. Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

dardanianews

Ministrja Nagavci reagon pas dyshimeve për sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë

dardanianews