15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShowbiz

“A do takojë Berisha Luizin”, Armina jep përgjigjen e papritur

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka përmendur disa herë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

E tashmë fansat e këngëtarit të njohur janë kuriozë që të dinë nëse ai do të takohet me Berishën apo jo.

Madje këtë pyetje ia kanë bërë edhe nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani, teksa kjo e fundit ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“A do t’a takojë Sali Berisha Luizin”, ishte pyetja e fansit.

Armina e ka marrë me sportivitet këtë pyetje dhe i është përgjigjur:

“Hahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e di”, duke e shoqëruar edhe me emoji që qesh me lot.

Related posts

Gjesti shfaqet i rënduar emocionalisht, qan me lot i vetmuar në oborr

dardanianews

Ambasadori i Rusisë kërcënon hapur: Ku e dini ju që ne nuk kemi plane kundër Kroacisë?

dardanianews

Ushtria e Ukrainës rrëzon tre aeroplanë, një helikopter dhe tre dronë rusë

dardanianews