November 21, 2026
DardaniaNews
Showbiz

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitë me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, i cili përpos me zërin ata i mahniti edhe me rrëfimin e tij.

Kim ka treguar se American Idol e përcjellë qysh prej se ka siguruar kompjuterin e tij të parë, dhe se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga nëna e tij.

Tash e gjashtë vjet jeton në Amerikë, duke ndjekë ëndrrën e tij se një ditë do të jetë në American Idol. Dhe pikërisht ky emocion dhe ky rrëfim ka bërë që juria e American Idol ta shtyjë djalin nga Kosova që ta thërras nënën e tij drejtpërdrejtë nga skena e American Idol, të cilën nuk e ka parë tash e gjashtë vjet.

Përpos që ka përshëndetur nënën e tij, ai ia ka kënduar edhe këngën e famshme “Oj Kosovë, oj nëna ime’, i cili ishte i mbushur në lot.

Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës, përcjell KultPlus.

VIDEO

Related posts

Gjesti i kërkoi fotografi nga BBVA, kjo është përgjigja e veçantë Unikkatil

dardanianews

“Lufta e Dashnoreve”, ish-banorja e Big Brother Vip s’përmbahet për trekëndëshin Ina-Keijsi-Stelina: Burrat e meritojnë të …

dardanianews

Pak para nisjes së ‘prime’ të BBVK, Lumbardhi shfaqet me këmishën me Ibrahim Rugovën – FOTO

dardanianews