3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

A do të zbardhë Gjykata Speciale atentatin ndaj Ibrahim Rugovës, me të akuzuarin kryesor nga Agim Hoti, Xhavit Halitin?

Ndonëse u mendua se Gjykata Speciale do të vepronte më shpejt, ajo ende nuk ka arritur të arrestojë asnjë nga ish komandantët e luftës të përmendur për shumë vepra kriminale, në mesin e tyre edhe  atentatet ndaj ish presidentit Rugova.

Faktikisht presidentit Rugova i bë atentate dhe disa tentim atentate, për të cilat fatmirësisht nuk patën rezultatin elementi të dr.Rugovës edhe pse për këto tentime dhe njërin prej tyre edhe atentat ndaj ish presidenti Rugova ka folur një person me emrin Agim Hoti, i cili edhe  pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Ne fakt Agim Hoti ishte arrestuar për një atentat ndaj një personi tjetër, ai nga burgu i Dubravës, thonte se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj.

Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Këto deklarime të tija i ka quajtur shpifje edhe vet Xhavit Haliti, me të vërtetën ende të panjohur se, por që fatkeqësisht prokuroria e Kosovës  nuk ka ndërmarr asnjë veprim për të sqaruar këtë akuzë. Derisa del një person vullnetarisht dhe deklaron se ka marru 5 mijë  euro në janar të 2004 për të kryer atentat ndaj dr.Rugovës, është ë pafalshme se si prokuroria nuk ka marruar asgjë lidhur me këtë rast. Për më tepër Agim Hoti ka deklaruar se  “Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.

Arsyeja pse Gjykatat e Kosovës nuk e kanë zbardhur këtë rast, ka të bëjë me faktins e ato janë të kapura nga “ Pronto” aty ku bën pjesë edhe vet Xhavit Haliti. Tani, një fije shpresë ka mbetur tek Gjykata Special, e cila ndonëse është vonuar shumë, megjithatë mbetet një shpresë se do të zbardhë edhe këtë rast, me të akuzuarin kryesor Xhavit Halitin, për të cilin ka edhe dëshmitar.

 

Related posts

Krasniqi: Kushtetuesja uli tensionet politike, ja kur jepet vendimi përfundimtar

dardanianews

Degradon debati mes dy këngëtareve shqiptare: S’ke faj, se ke kaluar në post-menopauzë

dardanianews

Kosovarja ia merr gati 300 mijë franga 80-vjeçarit në Zvicër

dardanianews