December 22, 2025
DardaniaNews
Showbiz

‘A ke të dashur?’, Vesa befason me përgjigjen që i dha ndjekësit

Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-konkurrentja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Bukuroshja nga Gjilani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se dëshiron ta mbajë për vete.

“A kam a nuk kam, nuk ka lidhje. Është diçka që dua ta mbaj private”, u përgjigj ajo.

E njëjta mori vëmendje të madhe gjatë BBVK 2 pasi zbuloi historinë me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo tha se shoqja e ngushtë ia ka marrë burrin, duke treguar edhe disa detaje të tjera gjatë lidhjes së tyre.

Related posts

E veshur me fustan të zi, mami më seksi në botë tregon format perfekte

dardanianews

Ekspozoi të pasmet në foto, ndjekësit “shpërthejnë” keq ndaj Sara Hoxhës0

dardanianews

Redon Berani reagon pas largimit të Eglit “U shokova”

dardanianews