17.5 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

AFATET KALIMTARE DHE PAZARET POLITIKE!

Shkruan: Saim Tahiraj, veprimtar shumëvjeçar i LDK-së në Zvicër.
Afatet kalimtare për personat e interesuar, nëpër parti politike vetëm sa po i afrohen pikës kulminante! Që nga fillimi i këtyre pazareve e deri më tani kemi parë grupacione dhe individ që shumë lirë e shiten veten, madje vetëm edhe për një foto me liderin e caktuar sa për tu bërë lajm ditorë. Ky zhvillim i këtyre pazareve nga një herë po na befason,se si gogja personalitete me një farë burrnie që e kanë pasur, po e shesin veten shumë lirë pa pyetur fare për qëndrimet paraprake që i trumbetoheshin nëpër rrjete sociale. Kësaj radhe nuk dua të flasë për turist politik që kanë shëtitur nëpër shumë parti sepse tashmë jemi mësuar me ta, bile do thoja se do të ishte befasi e madhe sikur mos të lëvizin edhe kësaj radhe. Kësaj radhe do flasë për disa gogja burra të cilët kishin marrur flamurin e Rugovizmit në dorë dhe brohorisnin tëre kohën si mbrojtësit e tij. Thirreshin në një farë “LDK të pastër Rugoviane”, thua se ua kishte lënë me tapi Presidenti Rugova, Rugovizmin. Këta farë “Rugovista të Pastër” shumë shpejt e harruan atë dhe e barten në partinë më të pa pastër. E futen nën sqetullat e personit më anti Rugovist. E barten dhe vazhdojnë simbiozën e tyre me konglomeratin më të çuditshëm që quhet VV-je! Aty janë rreshtuar; komunist dhe neo-komunist, Neootomanist dhe Vehabist, Qosiq dhe Erdoganist.Të gjithë këtë përzierje ideologjish nuk di se si ta quaj ndryshe vetëm me emrin, ideologjia e re KALBOSHIZËM, çudia e madhe është se si ju bashkuan ata far Rugovist këtij Kalaboshizmi? Rugovist do të thotë, djathtist (nacionalist) që për orientim ka perëndimin dhe SHBA-të përjetësisht e kursesi Lindjen. Athua vallë çfarë i shtyri drejt këtij konglomerati, çfarë i lidhë me ta këta far Rugovistë? Kur dalin dhe shkruajnë në gazeta, portale dhe rrjete sociale duke lartësuar këtë konglomerat ideologjish, madje edhe duke i përdorur familjen, a nuk ju shkon mendja ndonjëherë në retrospektiven e tyre? Kush ishin dje dhe kush po na shiten sot? Ky pazar me individ dhe grupe të caktuara politike, shpërfaqi fytyra të reja, ua çjerri maskat shumë kujt! Sa shumë ju besuam padrejtësisht, sa shumë ju ndihmuam dhe i përkrahëm verbërisht! Në tërë këtë pazar politik ndodhi dhe po vazhdon të ndodhë një mrekulli, e vërteta po del lakuriq. Nuk ka më maska, të gjithë po i shohim me fytyrën e tyre të vërtetë. Secili/secila e ka gjetur vendin që i takon. LDK duhet ti vëzhgoj me kujdes këto lëvizje dhe për secilin të mbajë shënime të sakta në mënyrë që mos të na përsëritet e kaluara. Të gjithë ata/ato që shkuan në atë përzierje ideologjish të cilat i bashkon vetë një qëllim, shkatërrimi dhe zhdukja e shtetit të Kosovës, kurrë më mos të u lejon kthimin në shtëpinë tonë! Mos e përsëritni gabimin që bëtë disa herë, i pranuat,madje duke i avancuar. Në fund do kisha propozua që LDK ti ndajë një mirënjohje z. Osmani për kontributin e madh që dha në filtrimin e “RUGOVISTËVE TË VËRTETË” të cilëve u a çjerri maskat!
No photo description available.

Related posts

Reagim i ashpër i Vjosa Osmanit

dardanianews

Kjo është Elza, vajza që e zuri kulmi i ndërtesës së komunës në Prishtinë

dardanianews

E frikshme: Surfisti publikon pamje duke e ndjekur peshkaqeni

dardanianews