23.9 C
New York
August 18, 2026
DardaniaNews
Showbiz

DALIN PAMJET E SKENAVE TË NXEHTA NGA TEUTA KRASNIQI

Aktorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi, ka disa kohë që nuk ka qenë shumë aktive në jetën e saj profesionale, kurse seriali i fundit që ajo ka marrë pjesë ka qenë “Istar”.Krasniqi si duket kohët e fundit ka qëndruar në hije, por ajo vazhdimisht përflitet për jetën e saj private dhe për çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të.

Së fundmi në një emision, aktorja është pyetur sesi është ndjerë kur i është propozuar një skenë, ku ajo duhet të shfaqej e tëra e zhveshur.“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qarë. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha ajo.

Po ashtu ajo shtoi se e kishte pasur ëndërr të punonte me regjisorin e këtij filmi, por thotë se në momentin që e ka kuptuar se do të ketë një pjesë ku ajo duhet të jetë e tëra e zhveshur, është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallaki të mendosh se do të zhvishem e çfarë pastaj thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore, pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve,” përfundoi aktorja.

Related posts

Emocionuese: Limi dhe Alba puthen në “Dhomën e Rrëfimit” (VIDEO)

dardanianews

“Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yll Dreshajt – lajmi i kumtohet në Ferma VIP

dardanianews

Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar

dardanianews