Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare para disa ditësh është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten të gjithë deputetët e saj.
Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK-ja kanë votuar kundër këtij mocionit.
Ish-ministri i MPB-së, Agim Veliu ditë më parë kishte deklaruar se Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë që dolën kundër votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk kanë vend në LDK.
Sipas Veliu deputetët që votojnë kundër do të duhet ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk qëndrohet në një subjekt poltikt kur bie ndesh me të.
Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK-së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.
Mirëpo, njëri nga këta deputetë që votoj kundër rrëzimi të qeverisë, Ardian Shala ka thënë se “zërat” që kush do të mbetet në LDK e kush jo janë mendime personale.
InDoks | Albin (Sh)KurtiNjë fushatë madhështore, dhe një festë e madhe ditën e zgjedhjeve. Negociata të vështira, por kur e bënë koalicionin LDK-ja e Isa Mustafës e Vetëvendosja e Albin Kurtit e quajtën ‘koalicioni i shpresës’. Thanë edhe që presin që të qeverisin së paku dy mandate bashkë.InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e shkurtër, e shumë kontroverse të dikur idealistit të bashkimit kombëtar, tash kryeministrit kosovar në detyrë. Pse ai ra kaq shpejt? A ishte e shmangshme rënia e tij? Shkarkimi i Agim Velit e taksa 100% a janë dy shkaqet e vërteta që e çua në këtë drejtim Qeverinë e Kurtit? Cilat janë prapaskenat e krejt kësaj historie dhe sa e vërtetë është ideja që në mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuqiçit ka një marrëveshje sekrete për shkëmbim territores?“Albin (Sh)Kurti”, e diele, 19:50 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
Posted by Insajderi on Sunday, March 29, 2020
Unë ndihem LDK, sepse jam anëtar i LDK-së, jam deputet i LDK-së , zërat se kush është tradhëtar e kush jo nuk dua të lëshohem sepse janë mendime personale të një veprimtarit të LDK-së, i respektoj por edhe ata duhet ta respektojnë një mendim. Fundja edhe ne jemi pjesë e asaj qeverie, unë isha një ndër votuesit e kësaj qeverie, pse atëhere nuk isha tradhtar kurse tash u bëra”, ka thënë Shala.