Aktorja legjendare Tinka Kurti, një nga figurat më të mëdha të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, ka rrëfyer se aktualisht jeton në një shtëpi të të moshuarve.
Në një mesazh publik, ajo u shpreh se fillimisht ardhja aty ishte një moment shumë i vështirë për të.
“Për mua ishte një tragjedi që erdha këtu, por tani nuk them se dua të iki, sepse ka njerëz të mrekullueshëm.”
Aktorja me një karrierë prej më shumë se 60 vitesh, me mbi 50 filma dhe rreth 150 shfaqje teatrore, është një nga emrat që i ka dhënë shumë artit shqiptar.
Ajo kujtoi gjithashtu me dhimbje edhe ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa, duke theksuar se artistët kanë shërbyer gjithë jetën për publikun dhe do ta bëjnë këtë deri në frymën e fundit.

