5.6 C
New York
March 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Alarmon gazetari ndërkombëtar: Policia ta ruaj Donika Gërvallën, mund të bëhet atentat ndaj saj

Gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi ka alarmuar se kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është në rrezik.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se kërcënuesit e saj, qëndrojnë pas vrasjes së Jusufit, babait të saj, sepse UDB-ja sipas tij kurrë nuk ka vepruar e vetme.

Ai alarmon dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta ruajnë Gërvallën, pasi që mund të bëhet atentat ndaj saj.

Sipas tij, Kosova është e mbushur me shërbime të huaja antishqiptare.

Ai ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, ku shton se atë nuk e themeloi as Serbia e as Rusia, por Hashim Thaçit në Kuvendin e Kosovës.

Maliqi është gazetar ndërkombëtar dhe njohës i mirë i Gjykatave të OKB-së, sidomos asaj për ish-Jugosllavinë, ku e ka përcjellë drejtpërsëdrejti në Hagë proceset gjyqësore kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe kriminelëve të tjerë serbë.

Postimi i plotë:

Kërcënimet ndaj Donikës dëshmojnë qartë se kush mund të qëndrojnë pas vrasjes së babait të saj, sepse UDB-a kurrë nuk ka  vepruar e vetme!

Dhe nëse policia e Kosovës nuk e mbron kryediplomaten shqiptare në Prishtinë edhe ndaj saj mund të bëhet atentat, sepse Kosova është mbushur me shërbime të huaja antishqiptare me pagesë e pa pagesë!

Themi kështu, sepse sot në Kosovë nuk kritikohen e as nuk kërcënohen ata që themeluan dhe votuan Gjykatën e Hagës kundër UÇK-së, por ata që e kundërshtuan Specialen, siç është edhe zonja Donika Gërvalla! Zoti e ruajt!

Gjykata Speciale në Hage ka emër dhe autorë!

Gjykatën Speciale në Hagë për krime në Kosovë nuk e themeloi Serbia e as Rusia, por vetë Hashim Thaçi me 164 gishtat e deputeteve PDKLDK! Me pas qenë ai serbi Mihajl Kertez s’jau kish pre, por jau kish zgjat ata gishta!

Me 03 gusht 2015, fatkeqësisht 82 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan Ligjin me famë keq, me anti kombëtar, kundër Shtetit të Kosovës dhe  posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Sikur, Kosova, ish-presidenti Thaçi ta kishte paditur Serbinë për gjenocid, sigurisht sot askush nuk do të ishte në Hagë!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1225148731271466&set=a.322985341487814&type=3

Related posts

Mustafa flet për takimin e mbrëmshëm të LDK’së, ka një porosi për Vjosa Osmanin

dardanianews

Ja kush e dominoi debatin e parë në mes të kandidateve për president të SHBa-ve, Trump apo Biden?

dardanianews

Kërcënohet me jetë Albin Kurti: “10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”

dardanianews