21.1 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E dhimbshme për familjen: Ky është i riu që u ther për vdekje nga vëllai i tij në Prishtinë

Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, Auronit.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.

Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Related posts

Koalicionet e balotazhit: Kush kë do ta përkrahë në raundin e dytë

dardanianews

Tragjedi në Indonezi: Pitoni gjigant gëlltit nënën e katër fëmijëve

dardanianews

Sheshel: Gjukanoviq ka qenë pjesëmarrës në Srebrenicë, tre autobus me mysliman i ka dorëzuar nga Mali i Zi, pastaj i ka vrarë…

dardanianews