November 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Alba thotë se këtë të premte do të largohet nga Big Brother VIP Kosova, pa marrë parasysh a e voton publiku a jo për të dalë

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, ka paralajmëruar se do të largohet këtë të premte nga shtëpia.

Këtë ajo e ka bërë gjatë një bisede me Bucin dhe Santianën në dhomën e lavanderisë.

Buci i tha se deri të premten do të ndryshojë mendim, por që bukuroshja shkodrane u shpreh e prerë në dëshirën e saj për të dhënë dorëheqje nga gara e madhe.

Alba dha si arsye presionin që nuk e duron dot më dhe faktin se nuk ndjehet mirë.

Madje e njëjta u shpreh se edhe po nuk e nxori publiku këtë javë, do të jetë vet ajo që vullnetarisht do të lërë shtëpinë. /Telegrafi/

Related posts

Santiana vë vath në gjuhë, nxjerr të pasmet dhe pi puro

dardanianews

Bebe Rexha në revistën “Vogue”, ja si na servon pasulin tradicional shqiptar (video)

dardanianews

Egli pranon se ka pasur marrëdhënie imtime me Gjestin brenda BBVA?

dardanianews