21.3 C
New York
June 25, 2022
DardaniaNews
Featured Lajme

“Albin, bëje koalicionin me Kadri Veselin”, vjen thirrja befasuese për Kurtin

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti duhet të bëjë këtë koalicion me partinë e Kadri Veselit, për hir të diasporës, për të ndalur Isa Mustafën që të vijë në pushtet, përcjell Bota sot.

Lajçi në postimin e tij në Facebook, e ka akuzuar të parin e LDK-së se nuk ka dhënë llogari për djersën e mërgimtarëve për fondin “Vendlindja thërret”.

Postimi i plotë:

Albin

E shkrova para dy ditësh nji letër, dhe e titullova me fjalën e popullit “Qenit lehjen e lypsit lypën nuk ua ndalon”

I qava dy halle aty, hallin tand, për lypën, sepse asht situatë krize e pandemie, e s’ke se si e ndihmon popullin e vorfnuem, se ta la magjën thatë kur iki Ramushi, dhe hallin e mërgimtarve, që ua kemi tëhollua lëkurat me lypje. Por, me keqkuptuen, disa që s’lexojnë mes rreshtave, e m’shanë, m’thanë ti qenke kundër, dhe e hoqa postimin!

Por, unë hallin e kisha dikund tjetër, sepse sakaq m’shkoi mendja, të 3% i Isa Mustafës e Vendlindja Thërret i Lepuroshave, që u avulluen, e kush s’dha llogari për djersën e mërgimtarve, e Ti dhe Ne n’vazhdimësi u kërkuem llogari!

Thashë, po erdhi, moZot, prap Isa&Ramushi&Fatmiri n’qeveri, ato do ta kenë fatin e 3% shit!

Do t’bahen trosha n’xhepat e tyne!

Njenit, që me kundërshtoi shumë, i thashë: Vlla nga diaspora, prit pak, se me dashtë me i ndihmua popullit, mundën s’parit, këta milionerat e pushtetit, se i kanë pa djersë paret, këta që kan sundua 20 vjet, që Ju po thoni na kanë rrjepë e na kanë vjedhë!

Mbramë, ministri yt i finacave, tha se ato pare shkojnë n’thesarin e shtetit, e qeveria tjetër që vjen, asaj i mbetët me i menaxhua. Që do t’thotë,( sipas deklarimit të LDK-së që e bani mbramë) po vjen Isa me Ramushin e Fatmirin, se ata e lidhën besën e m…tit, me i marrë dizginat e me zbrazë edhe njiherë thesarin!

Albin, t’kam quejt në shumë letra kopil, bahu sot përtej kopilit, e ban kualicion me Kadrinë, për hirë të djersës së diasporës, e mos i le rrjepcat me ardhë n’pushtet.

Ndryshe nuk arsyetohet me lypë ti për Ramusha e Fatmira, o Albin!

P.S

Unë, tu bashkova me nji videoxhirim, publikisht të mbeshteta për lypën tande.

Por, tregoju njerëzve se nuk jam i yti, sepse s’isha as i Ramushit, përkundër mbështetjeve, që ia bana atij, e po ti baj ty!

Dardani, 15.04.2020

Related posts

Ekziston një marrëveshje “sekrete” për votimin e Trustit

dardanianews

Ky është vendi me gratë më të bukura në botë

dardanianews

Pandemia më e rëndë në Shqipëri në 1950, mjeku i njohur tregon recetën e asaj kohe

dardanianews