May 17, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ndarja nga Ledri Vula, Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit: Një pyetje shumë e vështirë…

Sara Hoxha ka rrëfyer së fundmi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar si nënë pas ndarjes nga Ledri Vula, duke folur hapur për pyetjet e ndjeshme që i ka bërë vajza e saj.

Ajo tregoi se pyetja më e vështirë që kishte marrë nga e bija lidhej drejtpërdrejt me ndarjen nga Ledri Vula.

“Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Sara shpjegoi se kishte zgjedhur t’i përgjigjej vajzës me sinqeritet, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për moshën e saj. Ajo i kishte treguar se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më dhe se nuk po arrinin të merreshin vesh si më parë.

Sipas saj, vajza kishte këmbëngulur me një tjetër pyetje emocionale: “Po ju mund ta rregulloni?”. Kjo, siç la të kuptohej Sara, kishte qenë një nga momentet më të vështira për të si nënë.

Sara shtoi se i kishte shpjeguar Poem se ata kishin provuar ta rregullonin marrëdhënien, por kjo nuk kishte funksionuar dhe se vendimi i ndarjes ishte më i miri për të gjithë familjen.

Në fund, ajo theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur me fëmijët në situata të tilla, duke u shprehur se sa më qartë t’u shpjegohet realiteti, aq më lehtë ata e kuptojnë dhe e pranojnë situatën, pa mbetur me pikëpyetje apo pasiguri që mund t’i ndikojnë emocionalisht.

Related posts

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

dardanianews

Pas “BBVA”, Egli e Gjesti kapen mat

dardanianews

“Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës”, Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

dardanianews