December 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albin Kurti del haptas: Votojeni Joe Bidenin

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka  bërë thirrje shqiptarëve që ta votojnë për president të SHBA-së, Joe Bidenin.

“Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-së”, ishte thirrja e Kurtit.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti.

Ndryshe, lideri i LVV-së kishte telashe me administratën e presidentit aktual, Donald Trump.

Konkretisht, Kurti s’kishe raporte aspak të mira me Richard Grenell.

Related posts

Amerika deklarohet pasi Kurti hoqi taksën dhe vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë

dardanianews

Mulla Xhevat Kryeziu dekorohet Misionar i Paqes në Botë

dardanianews

HOXHAJ: KURTIN E “FUS NË XHEP” PËR ÇDO DEBAT

dardanianews