August 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albin Kurti nuk e heq taksën sherri i LDK-së, u kërkon falje qytetarëve për dy arsye

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se tarifa ndaj Serbisë, nuk do të hiqet sot. Kjo pasi që qëndrimi i tij i shprehur më 26 shkurt, nuk është bërë vendim, për shkak të kundërshtimit nga partneri i koalicionit qeverisës, LDK-së, që po kërkon heqjen e plotë të taksës.

Kurti për këtë u ka kërkuar falje qytetarëve, duke u shprehur i bindur se zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme, përcjell Bota sot.

Kryeministri u ka ka kërkuar falje qytetarëve edhe për shkak se në seancën e djeshme të të Kuvendit, nuk janë respektuar urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona.

Postimi i Kurtit

Dy kërkimfalje

Të nderuar qytetarë,

Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.

Përzemërsisht,

Albin Kurti.

Related posts

Në këtë fotografi të rrallë paraqitet Avni Rustemi, një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare

dardanianews

Zbardhen mesazhet e Trump në Zyrën e Ovale: Ne do tërhiqemi nga Irani edhe pa marrëveshje

dardanianews

“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

dardanianews