11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Geci e godet Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci e ka publikuar një fotografi ku thotë se është një artikull i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine që citon një deklaratë të atëhershme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Këtë lajm më vonë e ka demantuar korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens.

Geci vlerëson se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, shkruan Gazeta Express.

“Athua ende ata qe e mbshtesin Amerikën jane kunder Kosoves ndersa ata qe mbshtesin Rusin jane pro Kosoves?! O populli im i dashur bëhu mirnjohës ndaj atyre qe na ndihmuan dhe na mbeshten kur kishim nevoje. Falenderojm zotin dhe Preseidentin Rugova per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, ka shkruar Geci.

“Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”, shkruhet në titullin e artikullit që Geci e ka publikuar, e që thotë se është i gazetës së famshme gjermane me tirazhin më të gjerë jashtë vendit. /Express/

 

 

Related posts

Gazeta më e madhe izraelite zbulon përpjekjet e Vuçiqit për ta parandaluar njohjen e Kosovës nga Izraeli

dardanianews

Vuçiq: Merkel është në anën e Kosovës

dardanianews

Intervistë e rrallë e Ibrahim Rugovës për mediat gjermane, këto janë fjalët që ia kishte transmetuar botës

dardanianews