-1.4 C
New York
February 11, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hysamedin Feraj i VV’së paralajmëron përplasje të qytetarëve

Zyrtari kontrovers i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj, është lajmëruar sërish me akuza të rënda për kundërshtarët e liderit të tij, Albin Kurtit.

Feraj, që ditë më parë pranoi se ishte enverist dhe mori pjesë i mërzitur në varrimin e diktatorit, thotë se me zhvillimet aktuale në Kosovë mund të ketë përplasje qytetare. Ai e akuzon Thaçin dhe të tjerët se me këto veprime po dëshirojnë t’i bëjnë shërbim Serbisë, duke i dhënë territor.

Shkrimin e tij e nis duke paralajmruar përplasje të qytetarëve.

“Kosova drejt perplasjes qytetare?

Hashim Thaçi po nxiton si pa krye me i krye shërbimin e radhës Serbisë e Rusisë.
Në ketë vrap rrezikon me u përplasë me popullin shqiptar. Si parashikim nga e kaluara, prej saj nuk mund ta shpëtoj as vetë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese, as regjimet me pushtet.
Në realizimin e vullnetit për vetëvendosje popullin shqiptar nuk e ka ndaluar:
– As kushtetuta e Jugosllavisë + e Serbisē + e Kosovës më vonë, as me 1968, me 1981, me 1990, e as me 1997.
– As regjimi i LKJ+ LKS+LKK nuk a ka ndalur LDK-ën, as regjimi paqësor i LDK-së nuk e ka ndalur luftën e armatosur te UÇK-së, as regjimi i Hashim Thaçit fitoren e LVV-së.
– Nuk e kanë ndalur as hafijet e Rankoviçit, as tankset e Millosheviqit, prandaj ka gjasë mos ta ndalojnë as veglat e Vuçiqit.
I gjithë ky skenar ogurzi vetëm për dy shërbime ndaj Serbisë:
1. Me heq reciprocitetin me Serbinë!
2. Me i dhënë territor shqiptar Serbisë!”, shkruan Feraj.

Related posts

Ja çfarë moti befasues na pret ditëve në vijim?

dardanianews

E bujshme: Sondazhi i fundit zbulon kush është “fituesi” i zgjedhjeve/ Ja si VOTOJNË Shqiptarët…

dardanianews

14 raste të reja me koronavirus në Prizren

dardanianews