6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
Lajme

Analisti serb: Avdullah Hoti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si llap-top

Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të fundit në vendin tonë, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1.

Ai gjatë analizës së tij e ka komentuar edhe zgjedhjen e kryeministrit të ri Avdullah Hoti, me ç’rast ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të kryeministrit Hoti.
Sipas tij, kryeministri kosovar, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore. Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Hotit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përballë tij dhe ka nënvizuar karizmën e tij të veçantë.

“Avdullah Hoti është kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Hoti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Emri i tij do të thotë rob i Allahut, por me kaq përfundon robëria e tij. Ai kurrë s’bëhet rob i vdekatarëve. Ai ka memorie të rrallë politike. Truri i tij është si llap-top”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.

Për t’u theksuar dhe për t’u çuditur është fakti se kjo deklaratë e analistit serb nuk është shpërndarë nga deputetja e VV’së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Nga: /kungulli.com/

 

Related posts

Ujësjellësi “Prishtina” Çkapet nga PDK, AAK e NISMA – kapet nga VV-JA

dardanianews

EKSKLUZIVE/DOKUMENT: Ky është plani 10 pikësh i BE’së që 5 emisarët e Perëndimit ua prezantuan të premten Kurtit e Vuçiqit

dardanianews

Adelina Ismaili krijon huti, flet për lindjen e fesë së re

dardanianews