1 C
New York
January 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Anton Quni jep shpresë për koalicionin qeverisës, ka një porosi për Mustafën e Kurtin

Ministri i Ministrisë Mbrojtjes Anton Quni në një postim të tij në facebook ka shkruar se partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok, duke nënkuptuar kështu përplasjet e fundit në mes koalicionit qeverisës VV-LDK.

Quni po ashtu ka thënë se ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcënime, lekë, grada e tituj. Disa nga meshkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqes. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtëpisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.

Postimi i plotë:

E filluam mirë dhe e dreqosem, tani të tregohemi të urtë!

Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për tu siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për tu realizuar suksesshëm.

Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.

Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.

Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqët nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcënime, lekë, grada e tituj. Disa nga meshkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqes. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtëpisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.

E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.

Të tjerët përreth fillojnë ti fërkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.

Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.

Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.

Nëse njëri del fitues, do ti ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shperblehen.

Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.

Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri tjetrin.

Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.

Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri tjetrit, besa edhe falin.

Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të smuarit, skamnorët, të papunët dhe të rinjtë.

Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.

Ja, unë fola.

Fola për ju që e donit qëndrimin tim.

Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.

Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.

Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do ti jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndoi askënd nga ne.

Në fund edhe po u ndam, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.

Nuk i dihet, ndajmë një nën qiell dhe ndoshta nesër do ti duhemi prap njëri tjetrit.

Related posts

Shpërthime të shumta dhe zhurma aeroplanësh në Venezuelë – rriten tensionet me SHBA-në?

dardanianews

Besim Dina në rrëfim të rrallë: Kam qejf të kem fëmijë, uroj të m’i sjellë Zoti

dardanianews

Gazeta gjermane, BILD: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë

dardanianews
hacklink bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş bets10 giriş bets10 giriş bets10 güncel casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş ikimisli ikismisli giriş ikimisli güncel ikismisli güncel giriş betosfer betosfer giriş betosfer güncel betosfer güncel giriş bets10 bets10 güncel bets10 güncel giriş bets10 giriş sehmuzabastim sehmuz casinolevant casinolevant giriş realbahis realbahis giriş realbahis güncel realbahis güncel giriş betmoney betmoney giriş betmoney güncel betmoney güncel giriş betplay betplay giriş betplay güncel betplay güncel giriş smartbahis smartbahis giriş smartbahis güncel giriş smartbahis güncel royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş bahisvebahis bahisvebahis giriş bahisvebahis güncel bahisvebahis güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal vip kingroyal bonus teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş kingroyal bonus bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel bets10 güncel giriş portobet giriş portobet güncel giriş