18.6 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Arbenita e demaskon Unikkatilin, i nxjerr mesazhet private

Modelja Arbenita Ismajli ka “goditur” sot me një postim në Instagram.

Ajo e ka demaskuar Unikkatilin në një mesazh privat që ai i ka dërguar në Instagram, e të cilin ajo e ka vendosur ta bëjë publik.

Reperi që dihet se kishte pasur përplasje në distancë me ish-bashkëshortin e Arbenitës, Feronit Shabanin e ka kontaktuar modelen me një ide pak të çuditshme.

“Hej. Kam një ide që mund të të clirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, është shprehur ai.

Nuk ka munguar përgjigja plot ironi e Arbenitës e cila i ka kërkuar t’ia porosisë një picë mesatare me kërpudha duke u tallur në këtë formë me mesazhin e pranuar teksa reperin edhe e ka bllokuar.

Inbox-i i Arbenitës sigurisht se ka shumë “perla” të tilla por sigurisht, jo të gjitha, ajo i ndan me publikun.

Nuk dihet saktë përse zgjodhi ta bëjë një gjë të tillë në rastin e Unikkatilit. /Prive.al

Related posts

Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër edhe në BBVA4? Reagon Stresi: Më ke mua

dardanianews

Si një ish e dashur e tij, dronin ia dërgova unë’, habit Vesa me deklaraten për Romeon

dardanianews

Maturantja më e përfolur e këtij viti, pse mori shumë kritika? (FOTO)

dardanianews