-1.4 C
New York
March 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Arrestohet Adonis Gashi, i dyshuar për vrasjen e një polici dhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit

Policia ka konfirmuar arrestimin e Adonis Gashit, i cili ishte në arrati dhe akuzohej për vrasje.

Përveç Adonisit, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë, E.K, 28 vjeç dhe H.S., poashtu 28 vjeç.

Sot janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës. E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje. H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë do të jetë vazhdimisht e angazhuar për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

 

Related posts

Gruaja ia çau kokën me digitronin e TV-së burrit në Rahovec

dardanianews

(VIDEO) Gani Geci reagon për vrasjen e Faton Harjizit, zbulon bisedën e fundit me të në burgun e Smrekonicës

dardanianews

Ndryshon data e daljes së pagës së 13-të – Ja data e re

dardanianews