26.9 C
New York
June 25, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Zullumqarët e vendit tim”- Reagon Ikballe Huduti pasi u shpall “non-grata” në Shqipëri

Ikballe Huduti Berisha ka reaguar pasi që është shpallur “non-grata” nga ministri i Punëve të Brendshme të Shiqpërisë, Besfort Lamallari.

Berisha me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka arsyetuar prezencën e saj në protestat e Shqipërisë për Zvërnecin, duke thënë se misioni i saj “ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë”, shkruan Insajderi.

“Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në what’s app.

Paqe për ty Vëlla.

Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S’kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m’i ka falur.

Kam “humbur” nga kjo botë e “bukur” çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën “Qerbelaja” të Naim Frashërit.Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kryej misionin tim, që ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë.

Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët.

Më e mirë për mua është një vdekje me vlera dinjitoze sesa një jetë me poshtërime.

Të kam në dua, vëlla, edhe ju më keni në dua në këtë ditë të Ashuras. Kam nevojë për lutjet e secilit që dëgjon për padrejtësitë që më bëhen në këtë jetë. /Insajderi.org/https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0NEhUQVwTnraoAxq5moH6z8uSn5tLXyuNp6gtcAkpQ1EEH5icEPhJ8rNbUi8L6F3Hl%26id%3D61582195875055&show_text=true&width=500

Related posts

Ish-aktivisti i VV’së: Albin ke organizuar protestë kundër pavarësisë, jemi plagosur e vrarë që t’i të jesh kryeministër

dardanianews

27-vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve

dardanianews

Vallëzon mbi tavolina si milioner, por Abrashit në ministri i është “bllokuar” tavolina nga kontratat e pa nënshkruara

dardanianews