Ka ndërruar jetë aktori i madh i humorit shqiptar, Zef Deda. Aktori u shua në moshën 73-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Deda ka vdekur në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.
Zef Defa u lind në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe ishte shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Ai nisi shkollën e lartë për gjuhë-letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Deda punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.
Zef Deda, i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.