Ish-Presidentja e Kosovës, Arifete Jahjaga, edhe pas përfundimit të mandatit të saj, ka mbetur një figurë mjaft aktive në jetën publike. Përmes fondacionit të saj, “Jahjaga Foundation”, ajo vazhdon të avokojë për të drejtat e grave, fuqizimin e tyre dhe çështje të rëndësishme shoqërore.Krahas angazhimit të saj publik, shpesh tërheq vëmendjen edhe me paraqitjen elegante dhe stilin e veçantë. Në fotografitë e publikuara sonte në rrjetet sociale, Jahjaga shfaqet me një fustan të gjatë dhe me një prerje elegante, i cili i rri mjaft bukur dhe nxjerr në pah hijeshinë e saj. Pamjet kanë zgjuar interes dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.Fotografitë mund t’i shihni më poshtë.



