1.2 C
New York
December 3, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Avudllah Hotit i vjen mbështetja e fuqishme nga Zvicra, kritika të ashpra ndaj kryesisë së LDK-së

Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Wilisau të Zvicrës, ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë së saj.

Në bazë të komunikatës së kësaj dege, ata i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme kryeministrit, Avdullah Hoti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po e bënë punën jashtzakonisht të mirë, qoftë në aktivitetin ndërkombëtarë e po ashtu edhe në atë kombëtarë. U vlersua shumë lartë puna e Qeverisë në krye me Kryeministrin Hoti dhe ju dha përkrahje e fuqishme. Situata aktuale politike u vlersua si e brisht, jo stabile për shkakun e veprimtarisë destruktive të partive politike opozitare. Atyre po ju pengon suksesi i Qeverisë Hoti, suksese me të cilat po rritet autoriteti i sajë dhe mbështetja ndërkombëtare dhe ajo vendore. Këto suksese po i tmerrojnë partitë opozitare andaj janë hudhur në ofenzivë destruktive për të penguar ç,do gjë, pamvarsishtë se a po damtohet shteti i Kosovës dhe popullata e saj!”, thueht në komunikatën e LDK-së në Wilisau të Zvicrës.

Por, ata kanë pasur kritika të ashpra ndaj kryesisë qendrore të LDK-së, e cila sipas tyre është në ‘gjumë’ të thellë.

“Derisa qeveria e udhëhequr nga LDK u vlersua si shumë e suksesëshme, kryesia qendrore e LDK -së në Prishtinë ka ra pothuajse në një gjumë të rëndë. Në vend se kjo kryesi me të gjitha degët dhe nëndegët të jetë shumë aktive dhe të mbështetë fuqishëm qeverinë e saj si dhe të bombardoj me fakte opoziten destruktive, ajo ka zgjedhur heshtje si strategji. Ky kurs është shumė i gabuar dhe i rrezikshëm për zgjedhjet që po afrohen. Krahas kësaj , mërgata është lënë plotësisht anash. Kryesia e LDK-së në Prishtinë nuk e ka interesimin më të vogël për mërgatën. Athua a janë të vetëdishëm se përcaktues i fituesit nė zgjedhjet e fundit ishte pikrisht mërgata?”, thuhet në komunikatë, përcjellë “Bota sot”.

Komuikata e plotë nga nëndega e LDK-së në Wilisau të Zvicrës:

Nëndega e LDK -së në Wilisau mbajti mbledhjen e kryesisë me 27.09.2020 ,në klubin “Dardania” në Zofingen. Në këtë mbledhje kryesia e nëndegës shqyrtoj disa pika të rendit të ditës. Ndër më të rëndësishmet ishin; situata aktuale politike në Kosovë dhe Organizimi dhe veprimtaria e LDK -së në Kosovë e posaqerisht në Zvicër .

Në bazë të diskutimeve të anëtarëve të kryesisë rethe situatës politike, doli mendimi i përbashkët përfundimtarë. Qeveria e Republikës së Kosovës po e bënë punën jashtzakonisht të mirë, qoftë në aktivitetin ndërkombëtarë e po ashtu edhe në atë kombëtarë. U vlersua shumë lartë puna e Qeverisë në krye me Kryeministrin Hoti dhe ju dha përkrahje e fuqishme. Situata aktuale politike u vlersua si e brisht, jo stabile për shkakun e veprimtarisë destruktive të partive politike opozitare. Atyre po ju pengon suksesi i Qeverisë Hoti, suksese me të cilat po rritet autoriteti i sajë dhe mbështetja ndërkombëtare dhe ajo vendore. Këto suksese po i tmerrojnë partitë opozitare andaj janë hudhur në ofenzivë destruktive për të penguar ç,do gjë, pamvarsishtë se a po damtohet shteti i Kosovës dhe popullata e saje!

Në pikën tjetër për aktivitetin e LDK -së në Kosovë dhe mërgatë pati kritika serioze në drejtim të kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë. Derisa qeveria e udhëhequr nga LDK u vlersua si shumë e suksesëshme, kryesia qendrore e LDK -së në Prishtinë ka ra pothuajse në një gjumë të rëndë. Në vend se kjo kryesi me të gjitha degët dhe nëndegët të jetë shumë aktive dhe të mbështetë fuqishëm qeverinë e saj si dhe të bombardoj me fakte opoziten destruktive, ajo ka zgjedhur heshtje si strategji. Ky kurs është shumė i gabuar dhe i rrezikshëm për zgjedhjet që po afrohen. Krahas kësaj , mërgata është lënë plotësisht anash. Kryesia e LDK-së në Prishtinë nuk e ka interesimin më të vogël për mërgatën. Athua a janë të vetëdishëm se përcaktues i fituesit nė zgjedhjet e fundit ishte pikrisht mërgata? Të gjitha partitë politike kanë vërshuar në mërgatë dhe po zhvillojnë aktivitetet e tyre të furishme, sepse e kanë kuptuar që në zgjedhjet që po afrohen prapë mërgata ka me qenë përcaktuese e fituesit ! E vetmja parti politike që ende nukë e ka kuptuar apo nukë po don me e kuptue këtë realitet është LDK – ja . Gjithashtu u diskutua edhe gjendja organizative e LDK-së në Zvicër, ishte mendim i përgjithshëm se ajo është shumë e keqe. Dega e LDK -së në Zvicër është e ndarë dhe e përqarë në disa klane. Kjo gjendje e dhimbëshme është falë klaneve të caktuara të LDK-së në Kosovë. Secili klan në Kosovë ka krijuar klanin e vetë në Zvicër!

Duke parë këtë gjendje shumë të keqe në degën e LDK -së në Zvicër , kryesia e nënddgës së LDK -së në Wilisau bën thirrje publike kryesisë qendrore në Preishtinë: Që sa më parë të krijoj një grup punues me përsona autoritativ dhe pa ndikime klanore. Ky grup punues të dërgohet sa më shpejtë në Zvicër dhe të filloj kontataktet me të gjitha grupet dhe individet qė janë në LDK , por për arsyet e përmendura më lartë janë të ndarë në klane . Mendojmë që është koha e fundit të mendojmë me koka të ftohura duke i lanë anash të gjitha inatet ,paragjykimet dhe luften mbrendëshme politike . Nukë është koha për këto gjëra që na dërgojnë drejt shkatrimit ,por është koha ti marrim gjërat që na ofrojnë dhe na dërgojnë drejt bashkimit !

Me nderime, komisioni për informim pranë nëndegës së LDK -së në Wilisau.

 

 

Related posts

Çun Lajçi publikon video të rrallë nga vitet e 90-ta, aty shihet Rugova e figura tjera të njohura

dardanianews

Kjo është arma që po shkatërron rusët

dardanianews

Fyhet rëndë Adem Jashari nga vëllau i Avdyl Rexhepit: “Kush i ka thanë atij me dekë për Kosovë”, reagon OVL-ja!

dardanianews