17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Azemi ia shpreh dashurinë Albës: Nuk do më ikësh lehtë

Azemi ka shfaqur anën e tij romantike përballë Albës.

Ai i dhuroi banores nga Shkodra një buqetë me lule dhe një çokollatë, ndërsa bashkë me to kishte edhe një letër dedikim të cilën e lexoi vetëm Alba.

Tiktokeri tutje ka vazhduar duke i shprehur dashurinë dhe ndjenjat që ka krijuar për të.Azemi i tha asaj se ndjenjat e tij janë të vërteta nga fillimi deri në fund dhe jo një lojë siç mund të mendohet nga të tjerët.

“Këto ndjenja që kam janë të vërteta. Dua që ditë për ditë me të kallxu që ka hi në dashuri. Dhe, unë kur e dua dikë, e dua deri në fund, me krejt që i kam dhe kaq lehtë nuk mund të më ikësh”, i tha Azemi.

Ai tutje e pyeti Albën për një përgjigje nëse ka shpresa që të ketë diçka mes tyre apo jo.

Alba u shpreh se ajo e mendon se është një djalë shumë i mirë, por ende nuk e ka kuptuar se çfarë po ndjen.

Ajo tha se mendon që mund të ketë diçka mes tyre, por për momentin nuk është në atë fazë dhe se këtë do ta kuptoj me kalimin e kohës.

Related posts

“Hero duhet t’i themi”- Luiz Ejlli shpreh ngushëllime për vdekjen e Faton Hajrizit

dardanianews

Zgjidhet femra më seksi në planet

dardanianews

Kiara dhe Luizi bëhen prindër, publikohet foto e parë bashkë me bebin

dardanianews