November 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Komenti i Anitës pas hyrjes së Domenikut: Ky Big Brother është me shumë ngjyra

Në shtëpinë më të famshme në Kosovë është futur një banor i ri.

Ai është këngëtari afrikano-zviceran Domenik, i cili flet mirë dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe – madje ka kënduar edhe disa këngë në shqip.

Me të hyrë në shtëpi, dy opinionistët në studio kanë komentuar prezencën e tij në këtë edicion, duke theksuar se ai po i shton edhe më tepër diversitet shtëpisë.

Anita Haradinaj reagon pas situatës me Ganiun: Janë duke më ofenduar pafund në komente, them çfarë të ma dojë qejfi

Lexo po ashtuAnita Haradinaj reagon pas situatës me Ganiun: Janë duke më ofenduar pafund në komente, them çfarë të ma dojë qejfi

“Unë besoj që do e presin mirë. E kemi thënë që në fillim që ky Big Brother është me shumë ngjyra dhe ka filluar rrufe-flakë. Tani jemi vetëm duke parë dhe ndjekur çdo ditë dramat e tyre. Besoj se do krijohen miqësi të reja. Pale se si do t’i trazojë ujërat edhe Domeniku”, tha Anita Haradinaj.

Kjo e fundit gjatë mbrëmjes së premte u përfshi edhe në një debat me banorin Gani Gërmia – duke iu drejtuar atij me shprehjen “A e sheh veten në pasqyrë”.

Kjo deklaratë e saj bëri që ajo të komentohet me nota negative nga ndjekësit e spektaklit dhe mu për këtë, spikerja e lajmeve bëri një reagim në transmetim direkt. /Telegrafi/

Related posts

Banorët e BBVK shprehin dyshimet se Linda Halimi i përket komunitetit LGBT+

dardanianews

Festa e “çmendur” e ditëlindjes së Kejvina Kthellës në Dubai me Arta Elezajn

dardanianews

Alba e Big Brother nuse në vitin 2025

dardanianews