25.2 C
New York
July 1, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

Babai, djali e nipi vdesin njëri pas tjetrit në pus, familjari rrëfen detajet e tragjedisë në Berat

Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit , ku një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit.

Top Channel  ka qenë në vendin e ngjarjes ku intervistoi një të afërm të viktimave (vëllanë e Kamber Hoxhës), Neki Hoxha.

Ai është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentian Golashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte, dhe nuk e  dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi çuni i motrës, Gentiani ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër Neimi dhe ngeli edhe ai.  Nxjerrja vonoi pak mbi një orë. Njëri xhaxhain njëri dajën. Më takuan rrugës zjarrfikësit iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin.” tha Neki Hoxha.

Related posts

Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete dje në Mitrovicë, është 21-vjeçar dhe është nga ky qytet

dardanianews

I dehur dhe i droguar: I riu shqiptar shkakton aksident në Itali- vdes partnerja e tij, foshnja gjashtë muajshe në gjendje të rëndë

dardanianews

Studentja shqiptare përdhunohet nga reperi i njohur grek dhe dy shokët e tij!

dardanianews