5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Babai i Agon Musliut: E keqja filloi në aeroportin e Prishtinës, shteti ma mori nga dora djalin e vetëm

Një prej ngjarjeve me të rënda që ka ndodhur në Kosovë përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është edhe vetëvrasja e të riut Agon Musliu nga Gjilani e ndodhur në karantinën tek  Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Për një ngjarje të tillë në FRONAL të T7 ka folur babai i Agonit të ndjerë, Naim Musliu.

Në emision ai ka prezantuar një numër dokumentesh që thotë se kanë dëshmuar që Agoni ka pasur probleme shëndetësore dhe që sipas tij nuk do të duhej të dërgohej në karantinë.

Ai thotë se ato dokumente Agoni i ka pasur edhe në telefon dhe ua ka prezantuar autoriteteve në

Këto dokumente që unë po i prezantoj i ka pas Agoni edhe përmes telefonit. Këtë dokument e ka pasur në telefon. Ky dokument tregon se Agoni para se të shkojë, ka pasur probleme me veshkë. Këtu kam edhe një dokument tjetër, tregon kur kam shkuar me e marr djalin tem, kam marr dokument nga Komuna ne Gjilan që më lejohet të udhëtojë në Aeroport, që ta marrë djalin dhe ta çoj në shpi”, ka thënë Naim Musliu, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se sipas asaj që i ka treguar djali në aeroplan kanë qenë rreth 147 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 9 janë vendosur në karantinë.

Babai i Agon Musliut thotë se deri në ardhjen e djalit të tij në aeroportin në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë dhe se e keqja ka filluar në aeroport.

“Sipas djalit, në aeroplan kanë qëndruar rreth 147 udhëtarë. Prej tyre prej sa kam dëgjuar, vetëm 9 persona janë për në karantinë, në mesin e tyre edhe djali im. Deri në aerodrom ka shkuar gjithçka mirë, e keqja filloi nga aerodromi”, ka shtuar ai.

Për një gjë të tillë ai thotë se ka përgjegjësi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Naim Musliu thotë se shteti ia morri nga duart djalin e vetëm që kishte dhe se nuk e lejoi ta shihte.

Ai ka rrëfyer edhe për përpjekjet e shumta që ta shihte të paktën dhe tregon se si e kishte pritur para konvikteve autobusin në të cilin gjendej Agoni, djali i tij.

Por thotë se nuk kishte arritur ta shihte meqë autobusi kishte lëvizur me shpejtësi brenda oborrit të Qendrës Studentore

“Djalin tem unë kam dalë me e marrë, shteti ma ka marr prej duarve të mija. Përgjegjës kryesor për këtë punë për fillim në areodrum është ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sa i përket shëndetësisë. Djali pastaj është nisur për karantinë, e mora vesh nga polici, dhe me një shpejtësi të madhe, desha të mbërrijë me kohë e të çmallem me djalin tim. Tek dera e konvikteve e kam parkuar makinën, dhe i kam pyetur nëse ka mbërritur një autobus.

Aty më treguan që s’ka mbërritur, dhe kam pritur nja 15 minuta. Erdhi një minibus i FSK’së dhe e kam ngritur dorën. Policia kanë pritur se do të bëj ndonjë gjë të keqe ndaj autobusit. Unë bëja me dorë që autobusi të ndalet dhe ta shoh djalin.

Policia më thanë që të largohem, autobusi u fut me shpejtësi dhe nuk e kam parë. Ai më kishte parë, por unë jo. S’më lanë ta shoh djalin tim, të paktën të isha çmallë. Të vetmin djal që kisha, e morën burrat e dheut e shtinë në karantinë”, ka thënë ndër të tjera Naim Musliu./Express/

Related posts

Ukraina: Trupat ruse kanë rezerva të municionit për tri ditë

dardanianews

A duhet të arrestohet ministri Goran Rakiç?! / Thirrjet për kryengritje serbe

dardanianews

EKSKLUZIVE: Nga java tjetër hiqet obligimi për maskat në vendet publike

dardanianews