16.4 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Bashkojnë forcat Rogert Sterkaj dhe Labinot Rexha

Dy nga personazhet e njohur të formateve “Big Brother VIP” po bëhen bashkë për një projekt të ri muzikor. Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, si dhe ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë të re këtë sezon.

Sinjalet e para për këtë bashkëpunim të papritur u dhanë që mbrëmjen e djeshme. Labinoti ndau me ndjekësit e tij në “InstaStory” një pamje nga një bisedë në “video call” me Rogertin. Ndonëse fillimisht u duk thjesht si një përshëndetje mes dy miqsh dhe personazhesh televizivë, dyshja mesa duket ka qenë duke finalizuar detajet e projektit të tyre të përbashkët.

Konfirmimi zyrtar i këtij bashkëpunimi erdhi gjatë ditës së sotme, sërish nga vetë Labinoti. Përmes një tjetër postimi në Instagram, ai ka njoftuar zyrtarisht ndjekësit duke shkruar: “Diçka e re po vjen. Një hit veror”, shoqëruar me etiketimin e emrit të Rogert Sterkajt.

Ky bashkëpunim ka entuziazmuar menjëherë mbështetësit e tyre. Duke qenë se të dy kanë patur një rrugëtim të fortë në formatet përkatëse të Big Brother, projekti i tyre i përbashkët po pritet me shumë kureshtje që nga tani. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Thehet çdo rekord në historinë e Big Brother – banori që dominon çdo rrjet social

dardanianews

Moderatorja sexy fut në sherr ish-gjyqtarin me bashkëshorten, gjithçka ndodhi pas një fotoje në Instagram

dardanianews

Sondazh: Kush duhet të moderojë Big Brother Albania 5?

dardanianews