26.4 C
New York
July 2, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Bekim Jashari zbulon të vërtetën e madhe, pse nuk flasin Hashim Thaçi dhe Lulzim Jashari?

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari në emisionin Debat Plus ka zbuluar arsyen se pse nuk flasin ish-presidenti, Hashim Thaçi me të birin e komandantit legjendar. Lulzim Jashari.

“Sa i përket prishjes me Hashim Thaçin, s’ka të bëj aspak rreth parasë, asnjëherë. Ka pas debat unë dhe Lulzimi me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Luli i ka thënë troç: ‘Nuk më intereson kush i merr(tenderat), por në momentin që une dëgjoj që lypni 10 përqind, haraq firmave edhe në këtë vend, mbi gjakun e atyre, harrojeni që ka me ju shkel këmba në Prekaz’. Ka pas kësi debati.”

“Ka pasur edhe tjera, por që unë nuk dua t’i bëj publike. Është edhe kompleksi.Pjesë tjera kanë qenë mos sinqeriteti dhe burrnia taman nga Hashim Thaçi direkt me Lulin.  Tjera gjëra nuk janë për publikun. Ka të bëj me çështje gjatë luftës e menjëherë pas luftës”, u shprehë Bekim Jashari./Indeksonline/

Related posts

“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

dardanianews

Kolonë me automjete ushtarake të KFOR-it drejt Mitrovicës së Veriut, një helikopter e ndjek nga lart

dardanianews

Habit shkenca: Truri nuk “fiket” njëkohësisht me trupin, çfarë ndodh pas vdekjes së njeriut

dardanianews