5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Djali i Sami Lushtakut i kundërpërgjigjet Bekim Jasharit pas akuzave për babain

Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj akuzave që Bekim Jashari i bëri babait të tij, Sami Lushtaku, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një intervistë në Rtv Dukagjini ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK’së, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK’së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.

Ndaj këtyre akuzave të Jasharit ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, përmes një postimi në Facebook.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.

Ndërsa, Jashari tha sonte se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.

“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.

Related posts

Reagon ashpër Vjosa Osmani: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim, do t’i padis të gjithë

dardanianews

“Çfarë zavalli ka Isa Mustafa”, ushtaraku i njohur ‘godet’ rëndë kreun e LDK-së: Mos po del në shesh që…

dardanianews

Ukraina: Kemi shkatërruar 50 depo ruse me sistemet HIMARS

dardanianews