July 6, 2026
DardaniaNews
Moti

Bëni kujdes, ja sa pritet të shkojnë temperaturat nesër

Moti në Shqipëri do të dominohet nga kthjellimet dhe temperaturat e larta gjatë ditës së nesërme, ndërsa në disa zona priten edhe vranësira kalimtare dhe reshje lokale.

Sipas metereologes për ditën e premte, paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira të përkohshme,

ndërsa gjatë pasdites parashikohet zhvillim vranësirash dhe rrebeshe lokale shiu, më të theksuara në zonat jugore dhe juglindore të vendit.
Temperaturat do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.

Ndërkohë, në Europë moti i paqëndrueshëm do të përfshijë Ishujt Britanikë,

zonën e Alpeve dhe brigjet e Turqisë, ku priten reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Related posts

Mos harroni çadrat! Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi motit për sot! Ulen temperaturat

dardanianews

Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë deri..

dardanianews

Nesër dita me diell, temperatura shkon deri në 23 gradë Celcius

dardanianews