7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Berat Buzhala largohet nga Gazeta Express dhe T7, së shpejti me projekt të ri në RTV21

Vetëm pak muaj pasi u mësua për shitjen e Gazetës Express dhe Televizionit T7, bashkëthemeluesi i tyre dhe drejtori gjeneral Berat Buzhala është larguar nga këto mediume.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Berat Buzhala nga kjo javë më nuk është pjesë e Gazetës Express dhe T7. Mediumet tash e tutje drejtohen nga Leonard Kerquki si drejtor i ri i gazetës dhe televizionit.

Buzhala, siç merr vesh Reporteri.net me burime, shumë shpejtë pritet të nisë një projekt të ri televiziv në RTV21.

Dhe pikërisht për projektin e ri në RTV21, merret vesh se gazetari Buzhala, me vete nga T7 pritet të marrë edhe dikë nga paneli i analistëve të emisionit “Pressing”.

Berat Buzhala ka qenë pjesë dhe drejtues i Gazetës Express që nga themelimi i saj në vitin 2005. Angazhimin e tij në Express ai e kishte ndërprerë vetëm gjatë mandatit të tij në politikë si deputet i PDK-së, për tu rikthyer serish në drejtim të gazetës. Në vitin 2018, ai bashkë me Express themeluan edhe televizionin T7.

Në qershor të këtij viti në mediat në Shqipëri u raportua se Gazeta Express dhe T7 janë blerë nga biznesmeni shqiptar, Klodjan Allajbeu. Ky i fundit pronar i një televizionit në Shqipëri dhe një rrjeti spitalesh atje dhe në Kosovë. /Reporteri.net/

Related posts

Shoqata humanitare kulturore Salih Çekaj në Zvicër nis projektin për heroin e Koshares

dardanianews

SHBA dorëzohet para presionit rus, Rusia përshëndet vendimin e Biden

dardanianews

Gruaja dhe zhytësit që notojnë me peshkaqenin më të madh të botës (fotot)

dardanianews