April 18, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Rast i rëndë në Llap: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujev ku fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur, raporton Sinjali.

Kjo situatë tmerroi familjën, që e dërguan fëmijën në  Emergjencën e Podujevës, ku fatkeqësisht vetëm u konstatua vdekja.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

Related posts

Sondazh: Kush do e fitoj Mitrovicen?

dardanianews

E trishtë/ Humb jetën në aksident modelja 22 vjeçare

dardanianews

Fshesa” e Gërvallës, liron nga detyra 12 ambasadorët e emëruar politikisht

dardanianews