Analisti Berat Bezhala i ka dalë në mbrojtje Sali Berishës, pasi DASH e shpalli non-grata ish-kryeministrin e vendit dhe familjen e tij për korrupsion që solli pasoja të rënda për demokracinë e Shqipërisë.
Me hashtagun “Me Berishën”, Burat Buzhalla shkruan se Sali Berisha është një politikan i kalibrit special, që nuk e meriton kurrsesi të dizenjohet si koka e krimit të organizuar.
Më tej, Buzhala shkruan se Berisha është politikani i parë pas komunizmit që shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ngriti çështjen e Kosovës.
Buzhala shkruan gjithashtu se Berisha ishte politikani i parë që vendosi të shpojë malët për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë.
Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:
Sali Berisha ishte politikani i parë shqiptar, pas rënies së komunizmit, që shkoi në Shtëpi të Bardhe dhe e ngriti çështjen e Kosovës.
Sali Berisha ishte politikani i parë në Shqipëri që vendosi t’i shpojë malet për ta bashkuar kombin.
Sali Berisha, ndoshta në dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk është personazh pozitiv, por në dokumentet e popullit shqiptar ai është i tillë.
Berisha as nuk është politikani me i korruptuar në Ballkan, e as më jodemokratiku. Sigurisht që është më ndryshe se çdo kush tjetër. Është kalibër special.
Është karakter i veçantë, me të mirat dhe të këqijat e tij, por assesi nuk e meriton të dizajnohet si koka e krimit te organizuar.
Berisha ishte mik i Partisë Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa herë që republikanët ishin në pushtet atje, e Berisha ishte këtu, raportet me Amerikën ishin të shkëlqyeshme.
Të vetmet herë kur presidentet amerikanë kane shkelur në token shqiptare ka qenë kur në pushtet ishte Berisha.
#meberishen