22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Biseda pas prime, Limi dhe Alba përqafohen

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato u zhvendosën brenda mureve të shtëpisë, ku Alba dhe Limi patën një përballje të qetë, por tejet të ngarkuar emocionalisht në dhomën e gjumit, larg zhurmës së banorëve të tjerë.

Alba, e cila është shfaqur dukshëm e prekur që nga hyrja e ish-partnerit të saj në garë, vendosi të flasë hapur dhe pa doreza për gjendjen e saj. Mes lotëve dhe zhgënjimit, ajo i ka komunikuar Limit se ndjenjat e saj janë lënduar thellësisht nga kjo situatë. Gjatë bisedës, Alba ka përdorur fjalë të forta, duke u shprehur se ndihet e “tradhtuar” nga rrethanat e krijuara, duke e pasur të vështirë të pranojë praninë e tij në të njëjtën hapësirë konkurrimi.

Nga ana tjetër, Limi e ka përqafuar Albën pas bisedës së tyre, edhe pse për të ishte një përqafim i thjeshtë dhe jo ai që është mësuar të marrë herave të kaluara. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Bebe Rexha në revistën “Vogue”, ja si na servon pasulin tradicional shqiptar (video)

dardanianews

E papritur/ Ndryshohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 3

dardanianews

Ja çfarë thotë babai i Capital T për lidhjen me Adrolen

dardanianews