21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Britaniku i shkruan Osmanit: Unë isha ushtari që drejtoja tanken, e merituat pavarësinë

Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, i ka shkruar në profilin e saj në Facebook, një ish-ushtar i KFOR-it që shërbeu në Kosovë.
Ai ka komentuar në fotografinë e postuar nga kryeparlamentarja, ku shihen ushtarët dhe qytetarët e gëzuar kosovarë.
Bëhet fjalë për Cllr James Paul Watson, i cili ka deklaruar se Kosova e meritoi pavarësinë nga Serbia, transmeton Indeksonline
“Unë jam ushtari që drejtoj atë automjet ushtarak. Ne të gjithë ishim shumë krenarë për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë pavarësinë e saj”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Osmani ka deklaruar se 11 qershori shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

 

 

 

 

 

Related posts

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

dardanianews

Lajm i mirë për Mësimdhënësit, ky është vendimi i fundit i Qeverisë për ta

dardanianews

“Na martoi një hoxhë”/ Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares: Kryem marrëdhënie te banesa

dardanianews